Para pak ditësh, policët e rendit publik të disa drejtorive rajonale janë pajisur me armë të gjata.
Sot, Policia e Kosovës ka postuar një video ku shihen zyrtarët e saj duke patrulluar me këto armë.
Pajisja me armë të gjata është bërë me qëllim që policët të reagojnë sa më shpejt në raste kur kërkohet përdorimi i tyre.
Zëdhënësi, Baki Kelani ka paralajmëruar se Policia e Kosovës do të vazhdojë që të pajisë të gjitha stacionet policore në mënyrë që për rastet kur kërkohet përdorimi i tyre ata t’i kenë në për reagim të shpejtë.
Në vijim ndiqeni videon e përgatitur nga Policia.
Patrollimi i njësive policore të rendit publik me armë të gjata
Patrollimi i njësive policore të rendit publik me armë të gjata
Gepostet von Kosovo Police am Sonntag, 3. Februar 2019