Kamera e trupit të një polici në Kalifroni, ka fiksuar momentin kur oficeri shpëton një grua që kishte ngecur brenda një makine të përfshirë nga flakët.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një autostradë të Davis.
Polici Pheng Ly, ishte i pari që mbërriti në vendngjarje dhe nxori të gjallë nga makina e shkrumbuar gruan, e cila e kishte pulsin e dobët dhe merrte frymë me vështirësi.
“Askush nuk pati guxim të futet në zjarr, duke marrë parasysh rrezikun e kuptoj këtë. E kuptova se jeta e saj varej nga veprimi im dhe për 60 sekonda mu desh t nxjerr nga vetura dhe largoj nga zjarri”, ka deklaruar polici për mediat vendase.