Fjalë Kyçe

Polici i plagosur në Zhur po operohet në QKUK, është jashtë rrezikut për jetë

Polici i plagosur në Zhur po operohet në QKUK, është jashtë rrezikut për jetë

Një nga policët e plagosur nga shpërthimi në Zhur është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas informatave që ka siguruar KTV-ja, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Operacioni i tij ka nisur rreth një orë më parë, ndërsa lëndimet më të mëdha mësohet se i ka pasur në qafë e fytyrë.

Mjekët nuk kanë pranuar të prononcohen për rastin.