Dje në Istog ndodhi një tragjedi me ç’rast mbeti i vrarë polici, Izet Demaj e më pas edhe hajni i cili u vra nga Policia e Kosovës.
Pas këtij lajmi të rëndë, të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale ku së fundmi ka reaguar edhe tenori i njohur, Ramë Lahaj i cili me prejardhje është nga Istogu, shkruan lajmi.net.
Rama duket se e kishte mik të ngushtë të ndjerin pasi ka sjell një imazh të përbashkët në InstaStory gjersa shkruan disa fjalë prekëse.
“Çfarë lajmi makabër me dëgju sot, për humbjen tënde mik i shtrenjtë. Zoti e bekoftë shpirtin tënd. Pusho në paqe heroi ynë, Izet Demaj”, ka shkruar ai.