Fjalë Kyçe

Aksidentohet në Kroaci autobusi nga Kosova, 10 të vdekur

Aksidentohet në Kroaci autobusi nga Kosova, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Gazeta kroateJutarnji.hrnjofton se po ashtu janë lënduar edhe 30 të tjerë.

Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha zëdhënësi i policisë.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.