Fjalë Kyçe

Polici plagos një person gjatë një aksioni në Kodër të Trimave, Policia deklarohet rreth rastit

Polici plagos një person gjatë një aksioni në Kodër të Trimave, Policia deklarohet rreth rastit

Policia e Kosovës është deklaruar për përdorimin e armës nga një polic gjatë një bastisjeje sot në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

Siç raportoi më herët Express, Policia konfirmon se në shtëpinë e të dyashuarit B.B. ishin pritur me armë, ndërsa vlerësohet se i dushuari ua ka rrezikuar jetën policëve.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia kishte shkuar për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit pas informacioneve të marra se mbrëmë kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

“Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.)”, thuhet në njoftim.

Në shtëpinë e të dyshuarit, Policia thotë se hasi në “një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar”.

“Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e PK.