Fjalë Kyçe

Polici që humbi jetën Izet Demaj, po të ishte gjallë sot do të festonte ditëlindjen e tij

Polici që humbi jetën Izet Demaj, po të ishte gjallë sot do të festonte ditëlindjen e tij

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj humbi jetën përderisa ishte në detyrë në qytetin e Istogut.
Demaj humbi jetën nga një grabitës banke, i cili ishte kapur në flagrancë.

Polici Izet Demaj humbi jetën duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve të Kosovës, ndërsa për këtë iu nda edhe urdhri ‘Hero i Kosovës’.

Urdhri ‘Hero i Kosovës’ u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Ndryshe po të ishte gjallë, Demaj sot do të festonte ditëlindjen e 43-të.

Gjithmonë nder dhe krenari për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët shpesh herë vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të Kosovës.