Fjalë Kyçe

Polici që u suspendua për statusin për deputetët e kishte shpëtuar një person nga vetëvrasja

Polici që u suspendua për statusin për deputetët e kishte shpëtuar një person nga vetëvrasja

Një person para disa ditësh vendosi t’i jap fund jetës së vet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Fatmirësisht aty qëlloi duke vrapuar polici Amir Hoxha, i cili falë intervenimit e shpëtoi personin që kishte vendosur të vetëvritej, shkruan lajmi.net.

Madje, për vetëvrasjen e tij personi në fjalë kishte lënë edhe një letër.

Por polici në fjalë siç duket nuk është më i dëshiruar në këtë institucion.

Kjo vetëm për faktin se ai shkroi një status ku ankohet për mospagesën e shujtave për policinë si dhe pagesat për deputetët, për karburante dhe të tjera.

Ai më herët njoftoi se është suspenduar për tri ditë nga puna, për çka janë shkaktuar edhe reagime të ashpra.

“Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, ka shkruar ai.