Fjalë Kyçe

Polici shpërthen në lot gjatë protestës në Drenas

Polici shpërthen në lot gjatë protestës në Drenas

Sot është protestuar në Drenas ndaj rastit të 16 vjeçares.

Por, brohoritjet kundër Policisë kanë prekur zyrtarët policor që ishin në detyrë.

Ndërsa, derisa po zhvillohej protesta një prej policëve në stacionin policor ka filluar të qaj.

Ky polic ishte duke u përkujdesur për sigurinë gjatë protestës, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka gjetur mbështetjen e disa prej protestuesve që e kanë përqafuar pas lotëve të tij.

Protestë e ngjashme nga shoqëria civile është organizuar edhe dje në Prishtinë./Gazeta Alo/

Fotografia e Bashmir Xhemaj