Fjalë Kyçe

Polici shqiptari pritet si hero, pasi ishte plagosur në krye të detyrës në New York

Polici shqiptari pritet si hero, pasi ishte plagosur në krye të detyrës në New York

Shqiptari, Amir Pali i cili punon si polic në New York u prit si hero nga kolegët e tij kur doli nga spitali, pasi ishte plagosur të dielën mbrëmë gjatë një aksioni policor.

Ai kishte marr një plumb në gjoks, por fatmirësisht arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe se tani ka dalë nga spitali ku po trajtohej.

;

Kur doli nga spitali ai u prit nga policët kolegë, e po ashtu nga njerëz të shumtë të cilët i duartrokitnin pa pushim.

“Krenar me ty Amir Pali, punonjës i policisë së shtetit të Nju Jorkut i cili u plagos në krye të detyrës. Sot doli nga spitali dhe u përcoll me nderime nga kolegët e tij të policisë dhe njerëzit që e rrethonin. Shërim sa më të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e faqë së policisë së New York-ut.

Ndryshe, Amir Pali është plagosur në stomak të dielën mbrëma dhe është dërguar menjëherë në spital.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane e gjithë ngjarja është e incizuar ngakamera që kishte në trup polici shqiptar.

Amiri dhe shoku i tij polic ishin në ndjekje të një personi të dyshuar. Nga raportimet e mediave, në incizime shihet i dyshuari duke bërtitur “Më goditni”

Policia është duke hetuar rastin se nëse plumbi që goditi policin shqiptar ishte nga shoku i tij, polic gjithashtu. Deri më tani po dyshohet se plagosja e Amir Palit ka qenë e paqëllimtë.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane e gjithë ngjarja është e incizuar ngakamera që kishte në trup polici shqiptar.
Amiri dhe shoku i tij polic ishin në ndjekje të një personi të dyshuar. Nga raportimet e mediave, në incizime shihet i dyshuari duke bërtitur “Më goditni”.