Fjalë Kyçe

Detajet nga policia për rastin e 29 vjeçarit i cili u gjend i vdekur në një banesë në Prishtinë

Detajet nga policia për rastin e 29 vjeçarit i cili u gjend i vdekur në  një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për rrethanat e vdekjes së 29 vjeçarit në Lagjen “Qafa” të Prishtinës
Zëdhënsi i policis Agron Borovci ka sqaruar se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë
“Me 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informaten për dyshimin se në një shtepi ne rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, gjendet një trup i pa jetë.
Policia menjeher ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndermarrjen e veprimeve konform situatës.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrefikësit të cilët kanë mundesuar depërtimin brenda shtepisë në fjale ku edhe është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli 29 vjeçar” ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se rasti po hetoheet si vdekje e dyshimt.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të percaktohen shkaqet e vdekjes, përderisa policia ka vazhduar me hetimin e rrethanave të kesaj ngjarjeje me qellim të sqarimit të plote të saj”ka thënë Borovci.
Në rrethana ende të pasqaruar mirë një 29 vjeçar ka vdekur sot në Lagjen “Qafa” të Prishtinës. Sipas burimeve të KALLXO.com ai është gjetur i vdekur në banesën e tij
Ngjarja ka ndodhur të martën paradite ndërsa policia edhe pse e kontaktuar nuk ka dhënë përgjigje për rastin. Dëshmitarë të ngjarjes i thanë KALLXO.com se viktima është planifikuar të varroeset të mërkurën