Fjalë Kyçe

Policia aksion “blic” në Lezhë-Shëngjin, tre të arrestuar, e pësojnë të rinjtë nga Kosova dhe një nga Arabia

Policia aksion “blic” në Lezhë-Shëngjin, tre të arrestuar, e pësojnë të rinjtë nga Kosova dhe një nga Arabia

Tre persona janë arrestua ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim pasi gjatë një aksioni të policisë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Në pranga janë vënë I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po hetohen A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë, shërbimet e Policisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

m.v/abcnews.al