Fjalë Kyçe

Policia aksion kundër kontrabandës: Ndalon katër sirianë, konfiskon ujë ‘zem zem’ dhe mallra të tjera

Policia aksion kundër kontrabandës: Ndalon katër sirianë, konfiskon ujë ‘zem zem’ dhe mallra të tjera

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka intensifikuar aktivitetet në luftimin kontrabandës, ku si rezultat, sot gjatë ditës janë parandaluar një rast “kontrabanda me mallra” dhe një rast “kontrabanda me emigrant”.

Ky njoftim është bërë përmes një komunikate për media, ku shtohet se në rastin e dytë në hyrje të Kosovës nga Maqedonia e Veriut, ka ardhur një kamion me targa të Shqipërisë, ku gjatë kontrollit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian, shkruan lajmi.net.

“Policia Kufitare Lindje, ka intensifikuar aktivitete në luftim të dukurive antiligjore ndër-kufitare në zonën e lindjes. Kështu, gjatë ditës së sotme 06.05.2022, janë parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’ dhe një rast ‘kontrabanda me emigrant’. Në rastin e dytë, ‘kontrabanda me emigrant’, sot në ora 15:55, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Han të Elezit, ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë dhe me drejtues 37 vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian”, thuhet në komunikatë.

Tutje shtohet se në rastin e tjetër, policia ka identifikuar një kamion ku janë gjetur mallra të ndryshme, kamion i cili drejtohej nga një 29 vjeçar mashkull kosovar, ndërsa në rastin me emigrantë, kamioni drejtohej nga një 37 vjeçar shtetas i Shqipërisë.

Komunikata e plotë:

Policia Kufitare Lindje, ka intensifikuar aktivitete në luftim të dukurive antiligjore ndër-kufitare në zonën e lindjes. Kështu, gjatë ditës së sotme 06.05.2022, janë parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’ dhe një rast ‘kontrabanda me emigrant’.

Në rastin e parë, ‘kontrabanda me mallra’, sot rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga territori i Maqedonisë ishte futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale. Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar. Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, mashkull kosovar. Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore.

Në rastin e dytë, ‘kontrabanda me emigrant’, sot në ora 15:55, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Han të Elezit, ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë dhe me drejtues 37 vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty. Rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar.