Fjalë Kyçe

Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë

Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për media e Policisë.

“Sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga policia