Fjalë Kyçe

Policia arreston një person në Klinë, ja çfarë armësh iu gjetën

Policia arreston një person në Klinë, ja çfarë armësh iu gjetën

Një burrë nga Klina është arrestuar, pasi iu gjetën disa armë në bastisjen nga policia.

Policia në Klinë njoftoi se fillimisht kishin qenë duke e intervistuar të dyshuarin A.I., i lindur në vitin 1968, lidhur me një rast të dhunës në famije.

Pas kësaj, policia kishte marrë vesh se i dyshuari ka armë një pushkë gjuetie, dhjetë copë fishekë 16 mm, një pistoletë 7.65 mm, një fishek cal. 7.65 mm, një pistoletë Ekol special 99 dhe gjashtë fishekë cal.7.65 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.