Fjalë Kyçe

Policia arreston një person në Podujevë për tentimvrasjen në muajin gusht

Policia arreston një person në Podujevë për tentimvrasjen në muajin gusht

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të mbështetur nga njësitet e stacionit policor të Podujevës, të mbështetur nga Njësiti i reagimit të Shpejtë, në një lokal në Podujevë, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 02.08.2021, në rrugën “Hyzri Talla”, në Podujevë.

“G. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 02.08.2021, në rrugën ‘Hyzri Talla’, në Podujevë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.