Fjalë Kyçe

Policia arreston një person të dyshuar, kjo është arsyeja

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa  raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri  (akumulatorë)  nga veturat.

Policia përmës një njoftimi për medie ka bërë të ditur se puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person  të dyshuar:

  1. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin e Lipjanit).

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është  shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. /Gazeta Alo/