Fjalë Kyçe

Policia arreston të dyshuarin për vrasjen te nënkalimi në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Policia arreston të dyshuarin për vrasjen te nënkalimi në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me vrasjen e raportuar më 20 Korrik 2019 te nënkalimi në Rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton, ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, kanë arrestuar të dyshuarin: N.B mashkull/shqiptar/kosovar”.

Sipas Policisë personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

Kujtojmë se të shtunën pasdite në Prishtinë, personi në fjalë është rrahur për vdekje.

Personi ishte dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda dhe si pasojë ka ndërruar jetë.