Fjalë Kyçe

Policia bastis një diskotekë në lagjen Arbëria në Prishtinë, pasi nuk respektuan masat anti-Covid

Policia bastis një diskotekë në lagjen Arbëria në Prishtinë, pasi nuk respektuan masat anti-Covid

Njësia Speciale dhe Policia kanë arritur në Balles pak minuta para se të përfundonte orari që iu lejohet lokaleve të operojnë.

Para orës 22:00 ata kanë zbarkuar para diskotekës Balles në mënyrë që të respektohen masat anticovid të vëna nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është hera e dytë që Policia e Kosovës dhe Njësia Speciale kanë larguar qytetarët nga kjo diskotekë, pas orës 22:00.

I njëjti rast ka ndodhur edhe të shtunën e kaluar. Kujtojmë se me vendim të MSH-së, gastronomisë iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00 ndërsa pas kësaj vetëm shërbimi “merr me vete”. Kurse, ora policore është larguar nga të gjitha komunat.