Fjalë Kyçe

Policia: Do t’i ndëshkojmë ata që nuk i zbatojnë masat antiCovid

Policia: Do t’i ndëshkojmë ata që nuk i zbatojnë masat antiCovid

Policia e Kosovës paralajmëron masa për personat që nuk i respektojnë masat antiCovid, të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës.

“Policia e Kosovës me angazhime të shtuara në zbatimin e masave antiCovid. Policia e Kosovës, që nga paraqitja e rasteve të para me COVID19, ka hartuar dhe zbatuar planin operativ ku parashihen masa konkrete policore për parandalim të përhapjes së pandemisë. Ky plan ka pësuar ndryshime varësisht prej vendimeve të institucioneve dhe me masat antiCOVID që janë ndërmarrë”, thuhet në reagim.

Policia edhe tani, me marrjen e masave të reja, thotë se do të angazhohet në zbatim të vendimit dhe detyrave që bien në fushë-veprimin e policisë.

“Andaj, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat në të mirë të shëndetit publik në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë edhe këtë valë. Policia do të vazhdojë aktivitetet policore dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat”, përfundon reagimi./reporteri.net