Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të riut nga Lipjani

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të riut nga Lipjani

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur të zhdukurin nga Lipjani, Shqipdon Alija, përcjell Gazeta Alo.

Që nga 14 tetori kur është raportuar për zhdukjen e të riut nga Lipjani, njësitet policore nuk kanë ndalur kërkimet mirëpo Policia e Kosovës kërkon gjithashtu ndihmën e qytetarëve në kërkim dhe informim në numrat e mëposhtëm.

Ky është njoftimi i plot:

Ju njoftojmë  se më datë 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Shqipdon Alija,  i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët –Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve  si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

● intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së

personit,

  • kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
  • kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të

mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),

  • analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme,
  • analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës  në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999.