Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës kërkon shtim të kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve

Policia e Kosovës kërkon shtim të kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve

Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes maksimal të pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve të automjeteve për të shmangur aksidentet.

“Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.”, thuhet në njofitmin e PK-së.

Tutje, thuhet se Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndermerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e sigurisë në trafik.