Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës konfiskon 83.5 kilogramë heroinë

Policia e Kosovës konfiskon 83.5 kilogramë heroinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur për kapjen e 83.5 kilogramëve të drogës.

Përmes një postimi në Facebook, Sfeçla ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.
Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!
83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës.”, thuhet në njoftim.