Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës ndihmon në shuarjen e zjarreve

Policia e Kosovës ndihmon në shuarjen e zjarreve

Policia e Kosovës është duke asistuar me topa uji për të shuar zjarret që janë raportuar në disa rajone të vendit.

Në njoftimin e PK-së, thuhet se janë duke asistuar autoritetet relevante për të shuar zjarret në disa rajone të vendit.

“Ekipet policore në kuadër të fushëveprimit të tyre po ofrojnë asistencë relevante tek autoritete kompetente në funksion të parandalimit dhe reduktimit të rasteve të zjarrit që janë raportuar nëpër disa rajone të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në anën tjetër policia ka treguar se do të ndërmarrë masa rigoroze ndaj personave të cilët identifikohen për zjarrvënie.

“Bazuar në ligj po ndërmerren masa aktive për hetimin e rasteve penale që ndërlidhen me zjarrvënien dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, andaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe erëra, si dhe për parandalimin dhe reduktimin e rasteve të tilla me kohë të lajmërojnë policinë apo autoritetet tjera emergjente”, thuhet në njoftimin e Policisë.