Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës vazhdon implementimin e planit operativ për kontrollin e transportit rrugor në vend

Policia e Kosovës vazhdon implementimin e planit operativ për kontrollin e transportit rrugor në vend

Ka filluar implementimi i Planit Operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar, bëjnë të ditur Policia e Kosovës përmes një kumunikate për media, përcjell Gazeta Alo.

Qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.

Gjatë ditës së parë, datë 19.02.2019, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në menaxhimin e trafikut dhe zbatimin e ligjit për transportin rrugor./Gazeta Alo/

Në link gjeni disa nga aktivitetet në teren: