Edhe sonte Policia e Kosovës ka dalë në teren për të parë sa po respektohen masat anti-COVID.
Policia ka publikuar disa foto ku shihet zyrtarët policorë duke patrulluar në rrugë dhe lokale, dhe vërehet se kanë shkruar edhe dënime.
“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj përveç parandalimit dhe luftimit të veprave penale, kujdes dhe përkushtim të madh po tregon edhe në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Kurajo dhe sakrifica e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë dhe që nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë po punohet me vendosmëri bashkë me autoritetet tjera në përballimin dhe tejkalimin e kësaj situate”, u tha në një publikimi të bërë nga Policia e Kosovës.
Duhet përkujtuar që gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët policorë janë shqiptuar 814 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.