Fjalë Kyçe

Policia franceze i qortoi gratë që zbuluan gjoksin në plazh, por kjo bëhet problem kombëtar

Policia franceze i qortoi gratë që zbuluan gjoksin në plazh, por kjo bëhet problem kombëtar

Ministri i brendshëm i Francës ka mbrojtur lirinë e çdo kujt për të marrë rreze dielli, qoftë edhe lakuriq, pasi policia i kërkoi një grupi grash, në një plazh mesdhetar, të mbulohen.

Të tre oficerët ndërhynë në një plazh në Sainte-Marie-La-Mer pas një ankese nga një familje gjatë pushimeve.

Duke i mbështetur gratë, ministri Gérald Darmanin, tha: Liria është një gjë e çmuar”. Ai tha se ishte gabim nga policia që grave iu kërkua të vishnin rroba.

Policia e Pyrenees-Orientales tha se incidenti ka ndodhur javën e kaluar. Dy oficerë u kërkuan tre grave në plazh të mbulojnë gjoksin e tyre, pas një kërkese nga një familje e shqetësuar për fëmijët e pranishëm.

“Asnjë urdhër komunal nuk e ndalon këtë praktikë [rrezet e diellit] në Sainte-Marie-la-Mer”, tha ministri.

Aksioni i tyre nxiti një valë kritikash në internet. Disa vunë në dyshim një valë “maturie” që përfshiu Francën, ndërsa të tjerët pyesnin nëse kjo praktikë ishte e ndaluar me ligj.

“Praktika e rrezitjes “toppless” lejohet në plazhin e Sainte-Marie-la-Mer”. Darmanin tha se ishte e gabuar që grave iu kërkohet të mbulohen. Ai tha se ishte “normale që administrata të njohë gabimet e saj”.

Nuk është e paligjshme të bësh banjo dielli në Francë, megjithëse autoritetet lokale mund të ndalojnë praktikën me direktiva për veshjen.

Një studim nga faqja e internetit VieHealthy në vitin 2019 tregoi se praktika është më pak e zakonshme tani në Francë sesa ishte në të kaluarën, dhe është më pak e zakonshme se në vendet e tjera të Evropës.

Sondazhi tha që 22% e grave franceze kishin marrë rreze dielli lakuriq, krahasuar me 48% të grave spanjolle dhe 34% të gjermanëve.