Fjalë Kyçe

Policia gjen dy bunkerë dhe armë zjarri në Prishtinë e Gjilan

Policia gjen dy bunkerë dhe armë zjarri në Prishtinë e Gjilan

Policia e Kosovës ka gjetur dy bunkerë dhe disa armë zjarri në operacionin e zhvilluar të premten në Prishtinë e Gjilan.

Sipas njoftimit, për rastin janë ndaluar dy persona për 48 orë. Një i tretë ndodhet në arrati.

NË operacionin e koduar “Baroni”, Polici kontrolloi pesë shtëpi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë në fshatin Makresh të Gjilanit.

“U gjetën dy bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale), armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, armë e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë dhe armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë”, thuhet në njoftim.