Fjalë Kyçe

Policia ia konfiskon 1150 euro një lypsari në Ferizaj

Policia ia konfiskon 1150 euro një lypsari në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ndaluar një lëmoshëkërkues me inicialet S.Xh. në Ferizaj, tek i cili ka gjetur 1150 euro.

Policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

“Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje”, njoftoi PK-ja.

Paratë janë konfiskuar përkohësisht, deri në një vendim tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u ka bërë thirrje qytetarëve që sa herë të hasin në lëmoshë kërkues, të njoftojnë policinë.