Policia e Floridas po provonte të gjej pronarin e protezës së veshit që u gjet në një plazh, e postoi në media sociale Facebook ku e pa pronari.
Toger Brian Hall i Policisë së Holmes Beach në ka thënë se një grua u lajmërua dhe tha se veshi i gomës i takonte bashkëshortit të saj.
Çifti Beaufort nga shteti i South Carolina po pushonte në Tampa Bay kur burri i saj notoi në det kur i ra pasi u godit nga një valë.
Departamenti i policisë e njoftoi se e gjeti protezën e veshit pasi vala e kishte hedhur në plazh, ku u gjet nga një kalimtar i cili e gjeti dhe e dorëzoi në polici. Protezat e veshit mund të kushtojnë me mija dollarë amerikan. Policia deklaroi se do ta dërgojë me postë pronarit në South Carolina.
Togeri Hall tha se “do ta fusim në kuti, shpresoj të mos e hap kush e të shastiset.