Policia ka dhënë detaje për punëtorin që vdiq në vendin e tij të punës. Pasi ra nga lartësia rreth pesë metërshe, gjatë kohës sa ishte duke punuar. Bëhet fjalë për N.E, 38 vjeç, raporton Gazeta Express.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Tupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Sot ne Stacionin policor ne Fushe Kosove, eshte iniciuar nje rast , Vdekje e dyshimte.
Rasti ka ndodhur ne fshatin Sllatine, saktesisht brenda nje objekti ku viktima ishte duke punuar.
Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth ores 11:30 , gjate kohes kur ishte duke punuar, dyshohet te kete rene nga shkallet, nga nje lartesi 4-5 m dhe kishte pesuar lendime te renda trupore.
I njejti menjehere eshte percjelle ne QKUK, ku nga ekipi mjekesor eshte konstatuar vdekja e tij.
Me urdher te prokurorit trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore, ndekohe qe me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse”, tha policia për Gazetën Express.
Raste të vdekjes së punetorëve në vendin e punës ka pasur edhe muajve të fundit në Kosovë.