Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Drenas

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Drenas

Policia e Kosovës ka dhënë informacione sot për aksidentin e djeshëm në Drenas, ku si pasojë la dy viktima, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa 3 mjeshkuj kosovarë janë dërguar pë trajtim në QKUK pasi janë lënduar rëndë.

“Fsh. Korroticë e Ulët, Gllogoc, 23.05.2021 – 15:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit dy persona femra kosovare kanë vdekur ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar rëndë. Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që viktimat e aksidentit të djeshëm ishin familjare mes vete, ato po ashtu kishin edhe fëmijët në veturë gjatë aksidentit.