Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Komoran

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi më parë se ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 19:00.

Në këtë aksident sipas zëdhënësit janë përfshirë tri automjete.

“Deri tani sipas informacioneve nga terreni 6 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Daut Hoxha për KALLXO.com.