Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te “Tre Sheshirat”, më saktësisht në rrugën “George Bush”, një grua u godit nga një veturë me targa të huaja.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për Reporteri.net se gruaja ka pësuar edhe lëndime trupore.

“Rreth orës 16:30, në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci.