Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Mengjesin e hershëm, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident tragjik.

Një veturë ka goditur për vdekje një person të gjinisë femërore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, kjo e fundit për FaktePlus ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00

“Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMË X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e PK-së.