Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për arrestimin e personit në qendër të Prishtinës

Policia jep detaje për arrestimin e personit në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës para pak minutash ka arrestuar një person në Prishtinë, në rrugën “Qamil Hoxha”, shkruan Gazeta Insajderi.

Rastin, për Insajderin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se personi është arrestuar pasi ka sulmuar një person zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të  detyrës zyrtare. Fillimit i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare , dhe me pas ka sulmuar fizikisht zyrtaret në fjalë. Situata është futur shpejt nën kontrolle dhe i dyshuari është arrestuar. Ai aktualisht po intervistohet në stacionin policor”, ka thënë Ahmeti.