Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për autobusin e djegur në Veternik

Policia jep detaje për autobusin e djegur në Veternik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për autobusin e djegur sot në Veternik të Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus”, ka thënë Flora Ahmetaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo konfirmoi se asnjë person nuk është lënduar nga zjarri që kaploi autobusin.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, shtoi tutje ajo për express.

Ndryshe, Brigada e Zjarrfikësve e Prishtinës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur 30 thirrje për shuarjen e zjarreve të ndryshme.