Besnik Mustafa, djali i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka marrë një mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook, nga një person i panjohur.
Për këtë rast, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku është theksuar se Mustafa e ka lajmëruar rastin në polici.
Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se më datë 26.12.2019 rreth orës 23:20 ka pranuar një mesazh kërcënues në profilin e tij privat në rrjetin social Facebook nga një profil me emër mashkulli. Sipas ankuesit i dyshuari e kishte fyer, ofenduar në baza familjare dhe e kishte kërcënuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thekson raporti.
Ndërkaq Mustafa e ka publikuar mesazhin në Facebook. Në mesazh thuhet ndër tjera nga dërguesi se “kom me të kall për së gjalli” e shumë ofendimi tjera banale.
Mirëpo ky mesazh nuk e ka shqetësuar shumë Besnik Mustafën.
Ai në Facebook ka shkruar: “Një prej zagarëve….bile mos u mshefni, nëse keni diqka veq kallxoni ku doni qysh doni”.