Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për personin i cili vdiq pas rrokullisjes së traktorit

Policia jep detaje për personin i cili vdiq pas rrokullisjes së traktorit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në Kranidell të Kamenicës, i cili u rrokullis me traktorin e tij.

Në një njoftim për media, policia ka bërë të ditur se 72 vjecari nga Muqiverca kishte shkuar në pyll të prejë dru, e që përfundoi i vdekur.

Njoftimi i policisë:

Me 20 mars 2019 rreth orës 16:31, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë   se në një pyll  në fshatin Krenidell një person ishte rrokullisur me traktor. Policia e Kosovës me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se viktima shqiptar shtetas i Kosovës R.Th.(1947) me  banim në  fshatin Muqiverc komuna Kamenicë me traktorin e tij ka shkuar ne pyll në  fshatin Kranidell për të prerë dru.

Gjatë lëvizjes me traktor rreth  1.5 km larg nga rruga kryesore  Muqiverc-Kranidell ne vendin e quajtur ,,Shavarina”   traktori i tij është rrokullisur dhe  drejtuesi besohet të ketë  mbetur nën traktor.

Në vendin ngjarjes kanë dalur patrulla  policore, njësiti i Hetimeve, Brigada e Zjarrfikëseve si dhe mjeku kujdestar i Qendrës së mjekësisë familjare- Kamenicë i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu ne vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i shtetit i krimeve të rënda.

Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të dihen se si ka ndodhur rasti. Policia e Kosovës është duke i hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë./Gazeta Alo/