Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prishtinë: Grabitësi u vu nën kontrollë nga disa qytetarë

Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prishtinë: Grabitësi u vu nën kontrollë nga disa qytetarë

Një tentim grabitje ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Por, i dyshuari kishte dështuar që ta kryente grabitjen.

I njëjti është vënë nën kontrollë nga disa qytetarë.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

Kështu bën të ditur për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa I njejti është vënë nën kontrollë nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”.

“I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. Nuk raportohet për persona të lënduar”.