Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

Policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

Një person është plagosur me thikë sot rreth orës 21:45 në rrugën ‘Zenel Salihu’ në Prishtinë.

Viktima është plagosur nga disa persona, ndërsa i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci për express.