Fjalë Kyçe

Policia jep detaje shtesë për humbjen e jetës së personit i cili u godit nga treni

Policia jep detaje shtesë për humbjen e jetës së personit i cili u godit nga treni

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur në Pejë ku një tren ka goditur për vdekje një këmbësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth prës 05:42 të mëngjesit në mes një këmbësori dhe trenit të udhëtarëve, shkruan Gazeta Alo.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 01.03.2019 rreth orës 05:42 është informuar për një rast i cili ka ndodhur në Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve”, thuhet nën njoftim.

“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968)”, thuhet më tutje në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast./Gazeta Alo/