Fjalë Kyçe

Policia kap 30 kilogramë marihuanë në Vermicë

Policia kap 30 kilogramë marihuanë në Vermicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar 30 kilogramë marihuanë në Vermicë.

Sipas njoftimit, automjeti me targa të Kosovës kishte hyrë në kufi nga Shqipëria dhe i njëjti drejtohej nga një shtetas kosovar me inicialet F.M. (viti i lindjes 1981).

Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës automjeti i potencuar është selektuar për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

“Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë me që rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar. Autoritete kufitare të PK-së kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30kg (tridhjetë kilogram). Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të anti-drogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.