Fjalë Kyçe

Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare-Hani Elezit, në hyrje për në Republikën e Kosovës, në Terminalin Doganor, kanë kontrolluar me pajisje të veçantë një kamion me targa të Maqedonisë Veriore, i cili vinte i ngarkuar nga Turqia.

Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të marra është vendosur që rimorkio të hapet për kontrollim më të detajuar.

Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur dy emigrantë A. Z. nga Algjeria i cili nuk posedonte dokumente identifikimi dhe T. A. nga Libia me një pasaportë të Libisë. Të dyshuarit ishin futur në rimorkio të kamionit duke dëmtuar një pjesë të mbulojës së rimorkios.

Gjatë intervistimit të tyre, ata deklaruan se kanë ardhur nga Greqia në Maqedoninë Veriore para dy ditëve dhe me pas kanë tentuar të futen në Kosovë. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar.