Fjalë Kyçe

Policia kap në Prizren 33-vjeçarin e kërkuar për fajde

Policia kap në Prizren 33-vjeçarin e kërkuar për fajde

Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar B.O,. mashkull, kosovar, i datëlindjes 1988.

Ky person kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.

I dyshuari kërkohej për veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. I njëjti me vendim te gjykatës dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.