Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është: RAMË (Halil) SMAJLI i lindur me 27.09.1980 në Pejë.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: 5 raste për veprën penale “Grabitje”, 2 raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”, 1 rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’, 1 rast për veprën penale “ Vjedhje”.
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].