Fjalë Kyçe

Policia kërkon nga qytetarët të lajmërohen nëse e shohin këtë person

Policia kërkon nga qytetarët të lajmërohen nëse e shohin këtë person

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “personi i kërkuar është i dyshuar se me datë 13.05.2021 rreth orës 21:20, në fshatin Nabergjan-Pejë, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave dhe si pasojë një person është plagosur nga arma e zjarrit”.

Policia njofton se i dyshuari është i kërkuar për veprën penale: “Vrasje në tentativë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]