Fjalë Kyçe

Policia konfiskon 300 kilogramë marihuanë në Butel të Shkupit

Policia konfiskon 300 kilogramë marihuanë në Butel të Shkupit

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë, sot në bazë të urdhrit gjyqësor, dhe pas informatave të marra më parë nga masat dhe aktivitetet e caktuara, ka bastisur shtëpinë e personit me iniciale H.E 30 vjeç nga Shkupi.

Gjatë bastisjes policia ka gjetur 229 qese me rreth 300 kilogram marihuanë, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër H.E do të ngritët padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshimit në shitje të drogave narkotike”.