Fjalë Kyçe

Policia “konfiskon” autobusin e Trafikut Urban

Policia “konfiskon” autobusin e Trafikut Urban

Sot rreth orës 17:20, policia e Trafikut ka ‘konfiskuar’ një autobus të Trafikut urban në Prishtinë.

Fillimisht policia ka marrë infomacione se një udhëtar ka dashur të qëndroj në autobus përkundër thirrjeve të kondukterit që ai të zbres pasi ishte plotësuar numri i udhëtarëve, konform masave të vendosura nga Qeveria për parandalimin e pandemisë, shkruan lajmi.net

“Qytetari rreth moshës se të 70-tave nuk është bindur që të zbres, dhe ka filluar të kërcenojë me fjalë, pa perdorur dhunë. Drejtuesit e autobusit kanë lajmëruar policinë”, tha një udhetar i rastit që ishte në këtë autobus.

Më pas njësitet policore kanë ndaluar të moshuarin të cilin e kanë shoqëruar në polici.

Shoferi i autobusit është urdheruar që të boshatisë mjetin, duke zbritur në tokë udhetarët.

Mësohët se autobusi është dërguar menjëherë tek pikat kontrolluese policore për verifikim të provave, pasi në autobusë janë të vendosura kamerat.