Fjalë Kyçe

Policia kufitare ndalon një person, në furgon i gjetën 1 mijë e 300 litra derivate

Policia kufitare ndalon një person, në furgon i gjetën 1 mijë e 300 litra derivate

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në kufirin e Leposaviqit të cilit iu gjetën 1 mijë e 300 litra derivate.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave patrulluese në zonën e fshatit Tresavë, ka hasur personin e dyshuar, shtetas i Serbisë i cili dyshohej për kontrabandë.

‘’Sot më datë 26.10.2021, rreth orës 08:50, Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit për mbikëqyrje të kufirit – Leposaviq ka ndaluar një furgon, “Renault Master” ngjyrë blu me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale T.E. (viti i lindjes 2000). Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth njëmijë e treqind (1300) litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa’’, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore.